Bota

24 raste të reja në Maqedoninë e Veriut, shkon në 201 numri total i të infektuarëve nga Covid-19

26 Mars 2020, 14:41 Nga DOSJA
24 raste të reja në Maqedoninë e Veriut, shkon në 201 numri

MAQEDONI  E VERIUT- Ka shkuar në 201 numri i të infektuarve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, pas konfirmimit të 24 rasteve të reja. Ky lajm është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.

Mes 24 rasteve të konfirmaura në 24 orët e fundit, shpërndarja ka qenë e gjerë, ku në Shkup janë paraqitur 15 raste, 4 në Kumanovë, 2 në Dibër, 1 në Ohër, 1 në Shtip, dhe 1 në Tetovë.

Gjithashtu mësohet se nurmi i pacientëve të shëruar ka shkuar në 3, në të gjithë Maqedoninë e Veriut, ndërsa janë edhe 3 viktima.

Pandemia golbale jo vetëm që nuk po e humb fuqinë e përhapjes, por në disa vende ka shënuar vetëm fillimin. Numri i të vdekurve ka arritur 20,000 persona, ndërsa 471,000 janë infektuar nga virusi. Pas Italisë, tashmë edhe Spanja regjistron më shumë vdekje sesa Kina, nga ku edhe lindi pandemia që pushtoi botën. Italia ka shënuar 74 mijë të infektuar, nga të cilët 7500 kanë ndërruar jetë. Ndërsa Spanja ka 50 mijë të infektuar dhe 4089 të vdekur. Shifra po rriten edhe në SHBA, ku numri i të prekurve ka arritur në 68,489 persona dhe mbi 1 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 201 te infektuar koronavirusi ne maqedonine e veriut 201 te infektuar koronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll