Bota

E frikshme/ Veshën qese plehrash në mungesë të kostumeve të posaçme, kolegët e infermierit 48-vjeçar fajësojnë spitali

26 Mars 2020, 13:14 Nga DOSJA
E frikshme/ Veshën qese plehrash në mungesë të kostumeve

Neë York –  Një infermier që punonte në një spital të Neë York-ut ka vdekur nga koronavirusi.  Dyshohet që vdekja e tij ka ardhur pasi  ai sëbashku me kolegët e tij në mungesë të veshjeve të duhura mbrojtëse nga  COVID-19 kanë përdour qeset e zeza  të plehrave për t’u mbrojtur.

Menaxheri i infermierisë Mount Sinai West, Kious Jordan Kelly, 48 vjeç, vdiq të mbrëmjen e së martën pasi kontraktoi Covid-19. Gjithashtu raportohet se kishte ‘astmë të rëndë’, por gjatë ditëve të fundit kishte qenë i shëndetshëm, thonë familjarët dhe kolegët e tij.

Fotot tronditëse u shpërndanë në mediat sociale që tregojnë se tre infermierë në spitalin ku ato punonin, janë veshur me qeset e zeza të plehrave.

Por ditën e djeshme punonjësit  në Mt Sinai West fajësuan për vdekjen e Kelly mungesën e furnizimeve në spital.

 ‘Kious nuk e meritoi këtë. Spitali duhet të mbajë përgjegjësi. Spitali e vrau atë.“- tha një infermiere për New York Post.

Pandemia golbale jo vetëm që nuk po e humb fuqinë e përhapjes, por në disa vende ka shënuar vetëm fillimin. Numri i të vdekurve ka arritur 20,000 persona, ndërsa 471,000 janë infektuar nga virusi. Pas Italisë, tashmë edhe Spanja regjistron më shumë vdekje sesa Kina, nga ku edhe lindi pandemia që pushtoi botën. Italia ka shënuar 74 mijë të infektuar, nga të cilët 7500 kanë ndërruar jetë. Ndërsa Spanja ka 50 mijë të infektuar dhe 4089 të vdekur. Shifra po rriten edhe në SHBA, ku numri i të prekurve ka arritur në 68,489 persona dhe mbi 1 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë.

Burimi: METRO 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kious jordan kelly koronavirusi ne shba new york kious jordan kelly koronavirusi ne shba new york

Sondazh

Poll