Bota

I biri u infektua me Covid-19, mësohet gjendja shëndetësore e Mbretëreshës Elizabeth

26 Mars 2020, 14:20 Nga DOSJA
I biri u infektua me Covid-19, mësohet gjendja shëndetësore e

MBRETËRI E BASHKUAR- Mbretëresha Elizabeth  mbetet në gjendje të mirë shëndetësore, edhe pasi i biri, Princi Charles u infektua me Covid-19. Një zëdhënës nga Pallati i Buckingham lajmëroi se mbretëresha po kujdesej për shëndetin dhe mirëqenien e saj, që pas përhapjes së koronavirusit në Britani.

Princi Charles, 71 vjeç, është djali më i madh i Mbretëreshës Elizabeth dhe i pari në linjë me fronin britanik. Zyra e tij konfirmoi diagnozën e tij pozitive në një deklaratë, ku shprehën se princi ishte infektuar me koronavirus. Deklarata konfirmoi gjithasht se gruaja e mbretit britanik, Camilla, 72 vjeç, rezultoi negative. Çifti mbretëror aktualisht janë në shtëpinë e tyre, në Balmoral Estate, në Skoci të vetëizoluar.

Diagnostifikimi i Charles vjen vetëm disa ditë pasi mbretëresha ndërmori masa të rëndësishme për të distancuar veten në mes të pandemisë në rritje të koronavirusit.

Burimi: Fox News

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne britani mbreteresha elisabeth princi charles koronavirusi ne britani mbreteresha elisabeth princi charles

Sondazh

Poll