Bota

Mban frymën Vatikani! Kleriku që jeton në një rezidencë me Atin e Shenjtë del pozitiv me covid-19, Papa Françeku bën tes

26 Mars 2020, 13:12 Nga DOSJA
Mban frymën Vatikani! Kleriku që jeton në një rezidencë

ITALI–  Një prift 58-vjeçar në Vatikan, i cili jeton në të njëjtën rezidencë më Papa Franceskon, është shtruar në spital pasi ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Si pasojë e kontaktit të afërt me të është testuar edhe Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Megjithatë burime nga brenda Vatikanit bëjnë me dije se të gjithë tregohen shumë të kujdesshëm kur takojnë Atin e Shenjtë dhe se gjithmonë i dezinfektojnë duart. Tanimë priten rezultatet e analizave të tij.

Pandemia golbale jo vetëm që nuk po e humb fuqinë e përhapjes, por në disa vende ka shënuar vetëm fillimin. Numri i të vdekurve ka arritur 20,000 persona, ndërsa 471,000 janë infektuar nga virusi. Pas Italisë, tashmë edhe Spanja regjistron më shumë vdekje sesa Kina, nga ku edhe lindi pandemia që pushtoi botën. Italia ka shënuar 74 mijë të infektuar, nga të cilët 7500 kanë ndërruar jetë. Ndërsa Spanja ka 50 mijë të infektuar dhe 4089 të vdekur. Shifra po rriten edhe në SHBA, ku numri i të prekurve ka arritur në 68,489 persona dhe mbi 1 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni  papa frannçesku itali koronavirusi ne itali koronaviusi në vatikan vatikan  papa frannçesku itali koronavirusi ne itali koronaviusi në vatikan vatikan

Sondazh

Poll