Bota

“Po luftoj për dy”, 39-vjeçarja shtatzënë me mushkëri të shkatërruara nga Covid-19 përlot rrjetin: S’i shoh dot 3

26 Mars 2020, 13:45 Nga DOSJA
“Po luftoj për dy”, 39-vjeçarja shtatzënë me

MBRETËRI E BASHKUAR– Një grua britanike shtatzënë është në një luftë të dëshpëruar për të shpëtuar veten dhe foshnjën e saj, pasi u infektua me Covid-19. Ajo ka bërë një lutje emocionale për njerëzit, që të kujdesen dhe të mos rrezikojnë të tjerët.

Karen Mannering, 39 vjeç nga Herne Bay, shpërndau një video në rrjete sociale, ndërsa shpjegonte gjendjen e saj të rënduar shëndetësore, pasi zhvilloi një pneumoni në mushkëri si rezultat i virusit.

Në javën e 26 të shtatzënisë, e reja britanike paralajmëroi njerëzit të mos dalin jashtë dhe t’i përmbahen rregullave të distancës sociale, duke thënë se ajo është ‘duke luftuar’ për veten dhe foshnjën e saj.

Pamjet tregojnë nënën e tre fëmijëve, e cila po pret fëmijën e saj të katërt, duke thënë: “Unë po ju tregoj tani, se nëse do të takoni miqtë tuaj për një birrë ose për një shëtitje, sepse moti është i mirë, ju po shkoni të vrisni dikë. Një nga anëtarët e familjes suaj. Thjesht ndaloni të dilni jashtë, dëgjoni Boris dhe thjesht mos dilni, nuk ia vlen. Nuk ia vlen të dilni jashtë. Kam tre fëmijë në shtëpi dhe një burrë që nuk i shoh dot “.

Nëna e tre fëmijëve,nuk e di se nga kush është infektuar me virusin vdekjeprurës, por është në gjendje mjaft të rënduar shëndetësore.

Burimi: DailyMail

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britanikja shtatzene me koronavirus karen mannering koronavirusi ne britani britanikja shtatzene me koronavirus karen mannering koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll