Bota

Rrëzimi i Kurtit/ BE: Votimi i mocionit të mosbesimit vjen mes situatës së vështirë nga COVID-19, të merren hapa të sigu

26 Mars 2020, 13:00 Nga DOSJA
Rrëzimi i Kurtit/ BE: Votimi i mocionit të mosbesimit vjen mes

KOSOVË– Për rrëzimin e Kryeministrit së Kosovës Albin Kurti ka pasur shumë reagime e sëfundmi përmes një postimi në rrjetet sociale ka folur edhe Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero.

Ajo ka përmendur se rrëzimi i Qeverisë vjen në një kohë të papërshtatshme dhe shumë delikate siç është përhapja e pandemisë COVID-19.

Pisonero  është shprehur se votimi i djeshëm i mocionit për rrëzimin e Qeverisë e ka vendosur Kosovën në një situatë të vështirë politike ndërkohë qëvendi po përjeton krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

“Votimi i mocionit të mosbesimit për qeverinë vendos Kosovën në një situatë të vështirë politike në një situatë të paprecedent të shkaktuar nga koronavirusi. Hapat e radhës pas votimit të djeshëm duhet të merren në dakordim me Kushtetutën e Kosovës.”– ka shkruar Pisonero.

51 ditë pas mandatimit, rrëzohet qeveria e Albin Kurtit. Mbrëmjen e djeshme Kuvendi i Kosovës vendosi me 82 vota pro që qeveria të largohet si shkak i mocionit të mosbesimit të organizuar nga partia në koalicion, LDK-ja. Shkak u bë shkarkimi i ministrit Agim Veliu nga radhët e LDK-së dhe moshpallja e gjendjes së emergjencës. Por Kurti pretendoi se shkak për rrëzimin e qeverisë së tij ishte një marrëveshje e fshehtë Msutafa-Thaçi për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi. Tanimë LVV-ja do të duhet të propozojë një tjetër emër për kryeministër dhe do të rinisin negociatat për formimin e një tjetër koalicioni. Nëse nuk ndodh mund të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme, që me koronavirusin duken një skenar i pamundur.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti ana pisonero rrëzohet qeveria e albin kurtit albin kurti ana pisonero rrëzohet qeveria e albin kurtit

Sondazh

Poll