Politike

Edi Rama del nga karantina, shkon në ‘Vasil Shanto’, gjen të moshuarën në rrugë dhe ‘përplaset’ me të: Ik në shtëpi, mos e zgjat!

Kryeministri Edi Rama lëviz duar e këmbë duke sqaruar të moshuarën, ndërkohë që jo vetëm ai por edhe ekspertët e fushës kanë bërë thirrje që të gjithë të moshuarit të qëndrojnë në shtëpi

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dalë nga karantina, për të inspektuar vetë në rrugë sesa qytetarët i kanë zbatuar urdhërat e tij. I shoqëruar nga kryepolici Ardi Veliu, Rama ka shkuar në zonën e “Vasil Shantos”, ku edhe ka pikasur një të moshuar duke qarkulluar në rrugë.

Siç duket edhe nga pamjet, Rama lëviz duar e këmbë duke sqaruar të moshuarën, ndërkohë që jo vetëm ai por edhe ekspertët e fushës kanë bërë thirrje që të gjithë të moshuarit të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur infektimin pasi janë grup-mosha më e rrezikuar. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë në vend ka shkuar në 146 numri i personave të infektuar me COVID-19. Zgjerohet harta, një infektuar edhe në Krujë. Ministria e Shëndetësisë njofon se 3 prej personave në spitalin Infektiv ndodhen në intubim, në gjendje të rëndë. Po kështu, 11 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, mes tyre edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bën thirrje për respektimin e masave, ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “Edi Rama del nga karantina, shkon në ‘Vasil Shanto’, gjen të moshuarën në rrugë dhe ‘përplaset’ me të: Ik në shtëpi, mos e zgjat!

  1. Epo car te beje me KM kur ka nje popull qe nuk mbush.

Shto Koment