Bota

Rrëzimi i qeverisë Kurti/ Deputetja Kusari: Ndodhi masakra politike, historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë

26 Mars 2020, 10:08 Nga DOSJA
Rrëzimi i qeverisë Kurti/ Deputetja Kusari: Ndodhi masakra politike,

KOSOVË– Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka komentuar rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit mbrëmjen e djeshme në Kuvend. Ajo është shprehur se mbëmjen e djeshme ka ndodhur asgjë tjetër veçse një maskaradë politike në mes të krizës dhe luftës me pandeminë globale.

Kusari-Lila me anë në një postimi në Facebook, është shprehur se historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë.

Mirëmëngjesi Kosova jonë, dje ndodhi maskarada politike në mes të krizës dhe luftës me pandeminë globale. Ashtu sikur e prezentova në fjalimin tim dje, sot Kosova u zgjua me lajmin për rrëzimim e Qeverisë në mes të pandemisë, në të gjitha mediat botërore. Jam e sigurt se historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë, por gjithashtu kurrë më e sigurt nuk kam qenë se energjia dhe gatishmëria jonë për të vazhduar betejën për Kosovën shtet i zhvilluar dhe shtet i së drejtës nuk ka qenë më e madhe. Dje ishte vetëm një betejë në numrin e gjatë të tyre që duhet të bëjmë për vendin tonë. Do të kemi edhe shumë tjera me fitore për Kosovën dhe njerzit e saj,“-shkruan ajo. 

51 ditë pas mandatimit, rrëzohet qeveria e Albin Kurtit. Mbrëmjen e djeshme Kuvendi i Kosovës vendosi me 82 vota pro që qeveria të largohet si shkak i mocionit të mosbesimit të organizuar nga partia në koalicion, LDK-ja. Shkak u bë shkarkimi i ministrit Agim Veliu nga radhët e LDK-së dhe moshpallja e gjendjes së emergjencës. Por Kurti pretendoi se shkak për rrëzimin e qeverisë së tij ishte një marrëveshje e fshehtë Msutafa-Thaçi për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi. Tanimë LVV-ja do të duhet të propozojë një tjetër emër për kryeministër dhe do të rinisin negociatat për formimin e një tjetër koalicioni. Nëse nuk ndodh mund të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme, që me koronavirusin duken një skenar i pamundur.

(k.m/dosja.al)

rajoni rajoni kosove mimoza kusari-lila rrëzohet qeveria e albin kurtit kosove mimoza kusari-lila rrëzohet qeveria e albin kurtit

Sondazh

Poll

Bota 26 Mars 2020, 09:57

PRISHTINË– Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nuk do t’i tërheqë ministrat e LDK-së nga qeveria në ikje e Albin Kurtit. Mustafa ka thënë se s...