Bota

Rritet bilanci në Franë, regjistrohen 231 viktima brenda 24-orëve

25 Mars 2020, 21:09 Nga DOSJA
Rritet bilanci në Franë, regjistrohen 231 viktima brenda 24-orëve

FRANCË-Në Francë kanë humbur jetën 231 persona gjatë 24-orëve të fundit. Jerome Salomon, drejtori i autoritetit shëndetësor të Francës, ka njoftuar se numri total i viktimave ka shkuar në 1,331 ndërsa numri i të prekurëve me koronavrus  25,233.

Ndërkohë ai ka shtuar se këto janë vetëm vdekje në spital, pa përfshirë ato në shtëpitë e pensionit ose spitalet jashtë Fancës. Aktualisht janë 11,539 persona në spitalet franceze me koronavirus, dhe 2,827 në kujdes intensiv.

Bilanci i të prekurve në botë nga koronavirusi po rëndohet çdo dotë e më shumë. Numri i tyre ka shkuar në më shumë se 423 mijë personave të prekur, ndërsa 19 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë. Më të prekurat janë Italia dhe Spanja, ndërsa Kina përmirësohet çdo ditë e më shumë. Amerika në gjendje të vështirë pasi atje Covid-19 po përhapet me shpejtësi. OBSH parashikoi se SHBA-ja do të jetë epiqendra e radhës.

Burimi; The guardian

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota france koronavirusi ne france france koronavirusi ne france

Sondazh

Poll