Bota

COVID-19/ Senati amerikan miraton paketën ekonomike, kap shifrën e 2 trilionë dollarëve, më e madhja në histori

26 Mars 2020, 07:46 Nga DOSJA
COVID-19/ Senati amerikan miraton paketën ekonomike, kap shifrën e 2

SHBA- Senati amerikane ka miratuar një plan ekonomik për situatën e krijuar pas përhapjes së COVID-19, që kap shifrën e 2 trilion dollarëve. Tashmë pritet që projektligji të kalojë për miratim në Dhomën e Përfaqësuesve dhe më pas t’i dërgohet presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka thënë se shumë shpejt do ta nënshkruajë. Kjo shumë e madhe është barabartë me gjysmën e shumës së buxhetit aktual vjetor federal të SHBA-së.

Kjo paketë, thashmë e miratuar nga senati synon nxitjen e ekonomisë amerikane duke siguruar pagesa të drejtpërdrejta për më shumë se 90 për qind të amerikanëve, ndihma lehtësira ekononike për bizneset, si edhe një mbëshetetje të madhe finaciare për sistemin e shëndetësisë.

Palni ekonomik:

Elementët kryesorë të propozimit janë: 250 miliardë dollarë për pagesa të drejtpërdrejta për individë dhe familje, 350 miliardë dollarë në kredi për biznesin e vogël, 250 miliardë dollarë në përfitime të sigurimit të papunësisë dhe 500 miliardë dollarë në kredi për kompanitë në vështirësi. Për më tepër, projektligji do të sigurojë një shumë të madhe për spitalet, 130 miliardë dollarë, si dhe 150 miliardë dollarë për qeveritë shtetërore dhe lokale.

Deri më tani  në SHBA janë 70,000 raste të konfirmuara me COVID019 dhe kanë humbur jetën 1,050 persona. Një nga shtet më të prekura është News York.

Burimi: CNN

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba senati amerikan miraton paketën ekonomike koronavirusi ne shba senati amerikan miraton paketën ekonomike

Sondazh

Poll