Bota

1/3 e botës e izoluar nga koronavirusi/ Shifra e të infektuave rritet çdo ditë, Spanja ia kalon dhe Kinës për vdekshmërin

26 Mars 2020, 08:18 Nga DOSJA
1/3 e botës e izoluar nga koronavirusi/ Shifra e të infektuave rritet

Koronavirusi ende nuk po ndalet. Pandemia golbale jo vetëm që nuk po e humb fuqinë e përhapjes, por në disa vende ka shënuar vetëm fillimin. Gati një e treta e popullsisë së botës po jeton nën kufizime tejet të rrepta për të shmangur prekjen nga koronavirusi. Numri i të vdekurve ka arritur 23,028 persona, ndërsa 510,528 janë infektuar nga virusi.

Pas Italisë, tashmë edhe Spanja regjistron më shumë vdekje sesa Kina, nga ku edhe lindi pandemia që pushtoi botën. Italia ka shënuar 80,539 mijë të infektuar, nga të cilët 8165  kanë ndërruar jetë. Ndërsa Spanja ka 56197 mijë të infektuar dhe 4145 të vdekur. Shifra po rriten edhe në SHBA, ku numri i të prekurve ka arritur mbi 75 mijë dhe mbi 1,100 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë në SHBA pqr t’i ardhur në ndihmë vendit, Senati kaloi një paketë ndihme ekonomike prej 2 trilionë dollarësh, pasi dhe nuk do të mblidhet më deri në 20 prill. Neë Yorku është epiqendra e shpërthimit të vendit, me raste shumëfishohen çdo ditë.

Ndërkohë edhe në Ballkan, situata nuk është më e mirë. Greqia ka shënuar 892 dhe vetëm 26 të vdekur, ndërsa Serbia 384 dhe 6 të vdekur. Ndërsa Shqipëria ka 146 dhe 6 të vdekur.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll