Aktualitet

‘Mendoja se e kisha thjesht grip’, flet i riu që mposhti koronavirusin: Tani jam mirë, ju tregoj momentet e fundit të sho

25 Mars 2020, 18:35 Nga DOSJA
‘Mendoja se e kisha thjesht grip’, flet i riu që mposhti

TIRANË- Një nga pacientët e shëruar nga koronavirusi në Shqipëri, është dhe xhudisti Erind Cara. Në një intervistë për emisionin “Vizioni i Pasdites”, Cara tregoi luftën më virusin që nga simptomat e para, shtrimin në spitalin e infektivit e deri në shërimin e tij. Sportisti tha se nuk priste që tezultone pozitiv me COVID-19, pasi simptomat i konsideronte si një grip i thjesht.

“Ishte një diçka që se mendoja kurrë, pavarësisht se kalova një moment ftohjeje. Një javë më parë se të rezultoja i infektuar kisha temperaturë. Fazën e keqe e kalova në shtëpi, me temperaturë e djersë… për tu kontrolluar, sepse ndjeva vështirësi në frymëmarrje, shkova në Sanatorium, bëra një skaner. Pastaj u shoqërova në infektiv sepse ata dyshuan që ishin simptomat e koronavirus”, u shpreh Cara.

I pyetur nga moderatorja Evi Reci se si është situata e tij shëndetësore momentalisht, Cara ta se është i qetë dhe i lumtur pranë familjes. “Jam i qetë në shtëpi me familjen, jam shumë i lumtur. Normalisht nuk është e lehtë, por duhet të jemi të fortë… Fatmirësisht familja është shumë mirë. Nuk ka asnjë shenjë, asnjë shqetësim sa të kalojnë në fazë e testimit. Diçka e paparashikueshme, 25 vite që bëj sport, strëvitje 6 herë në javë… nuk e kisha menduar asnjëherë… E paparashikueshme… një (mënyrë si u infektova) konkrete nuk arrij ta gjej…”, shtoi xhudisti.

Ai ndau me publikun dhe momentet e fundit me 43-vjeçarin nga Kavaja, që u nda nga jeta dy ditë më parë, të cilin e kishte shok dhome në Spitalit Infektiv. “Në momentet që u bë keq nuk ishte me mua, por kemi pas kontakte dhe biseda asgjë të rëndësishme, gjëra normale që flasin dy të shtruar në spital. Faktikisht edhe për atë ishte e papritur temperaturë, djersë, nuk kishte probleme te tjera.”, u shpreh Cara. Në fund sportisit u bëri thirrje të gjithë të rinjve shqiptarë të qëndrojnë në shtëpi, dhe të japim e të marrim sa më shumë dashuri në mënyrë që situatën ta kalojmë me sukses këtë situatë vështirë.

Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erind cara masat kunder covid 19 pacienti i sheruar viktimat e covid ne shqiperi erind cara masat kunder covid 19 pacienti i sheruar viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Mars 2020, 18:31

TIRANË– Epidemiologu Taulant Muka, i cili ka qenë edhe zv.ministër në ministrinë e Arsimit është shprehur se nëse njerëzit nuk respektojnë masat e vendosur...