Situata tek Infektivi, pikëpyetjet e spitalit COVID, mungesat në staf dhe misteri i pacientit nga Rrogozhina
25 Mars 2020, 15:57Nga DOSJA
TIRANË– Situata me COVID-19 ka hyrë tashmë në një nga javët vendimtare, ku pritet një fluks i lartë të prekurish, ndërkohë që deri më tani, grupmosha më e prekur është 55-64 vjeç. Ndërkohë që burime të rezervuara i thanë Dosja.alse në këtë spital ka mungesa të theksuara të stafit mjekësor.
“Nuk thotë askush asgjë për stafin, por disa janë sëmurë dhe po mungojnë”, -tha burimi për Dosja.al.
Me marrjen e këtij informacioni, ne kontaktuam zyrtarisht zyrën e shtypit në Ministrinë e Shëndetësisë, të cilët nuk kanë dhënë asnjë përgjigjie.
Frika se mund të infektohen ka kapur një pjesë të stafit mjekësor, ndërkohë që një tjetër informacion kontradiktor, për të cilin nuk ka më të dhëna është rasti i një pacienti nga Rrogozhina. Motra e tij, deklaroi para televizioneve dy ditë më parë se kishte ardhur të kërkonte të vëllain. Ai u shtrua me urgjencë mesnatën e 23 marsit, ndërkohë që askush nuk i sqaroi se ku ndodhej ai.
“Kam vëllanë që këtu mbrëmë, nuk me jep njeri përgjigje. Erdhi mbrëmë në 12 të natës”, tha qytetarja për gazetarin Erion Skëndaj.
Ku ndodhet ky pacient? Pse nuk është listuar nga Ministria në grafikun e të infektuarve nga koronavirusi?
(Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJIROKASTËR– Shoqata Multifunksionale per Kulture,Edukim dhe Zhvillim (MKEZH) me kryetare Loreta Mamanin, ka vendosur të sensibilizojë qytetarët në lidhje ...
TIRANË- Coronavirusi po vret edhe tek ne ..Masat e duhura për të bllokuar ose minimizuar përhapjen e tij janë thënë dhe përsëritur me ngulm nga qeveria...
DURRËS-Pandemia e COVID-19 ka hyrë në një javë kritike në Shqipëri, por familjet e varfra të komunitetit rom dhe egjiptian në qytetin e Durrësit i janë rik...
KLOS– Katër pjesëtarë të familjes Bejn në Bashkinë Klos janë izoluar dhe jetojnë vetëm me prodhimet e një sere që kanë pranë shtëpis. Në një video të sjellë nga...
Aktualitet25 Mars 2020, 15:26
TIRANË- Erind Cara, një nga 17 pacientët e shëruar nga koronavirusi në Shqipëri përmes një mesazhi publik njofton se është shëruar dhe tashmë është kthyer ...
TIRANË- Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Zak Topuzi ka kërkuar ndihmën e shtetit për të përballuar krizën që ka arhdur nga COVID-19. I ftuar sot n...
TIRANË– Një helikopter i urgjencës ka mbërritur në pistën që ndodhet në oborrin e Spitalit Infektiv në Tiranë. Në videon e publikuar nga Faxweb, shihet se ...
TIRANË– Pamjet që po shikoni vijnë nga Spitali i Infektivit, aty ku hyjnë e dalin dhjetëra njerëz në ditë, në infektuar apo jo. Në pamje shihen personeli m...