Aktualitet

‘Humor karantine’, mjekia gjinekologe gatuan drekën, krijon maskën dhe COVID-19 (FOTOT)

25 Mars 2020, 16:00 Nga DOSJA
‘Humor karantine’, mjekia gjinekologe gatuan drekën, krijon

TIRANË– Gjinekologia Anika Dokle ka zgjedhur të bëjë pak humor, në këto ditë që e gjithë Shqipëria është izoluar. Në një postim në Facebook, Dokle ka publikuar disa foto ku shihet se ka gatuar ushqime që kanë formën e maskës dhe të Covid-19.

Me foton ajo i  ka shprehur të gjitha, pasi në njërën shihet Covid-19, i cili është dhe një nga shqetësimet më të mëdha për ne dhe në foton tjetër maskën që ne duhet të mbrohemi nga ai.

Ndërkohë poshtë fotos ka shkruar: “Dreka për sot” duke e shoqëruar me një ikonë fyytre të qeshure.

Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anika dokle koronavirusi ne shqiperi anika dokle koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll