Aktualitet

“Më prishën shtëpinë”, i riu djeg gjashtë dyqane në zonën historike të Vlorës, zjarri përfshin dhe kabinë

25 Mars 2020, 17:11 Nga DOSJA
“Më prishën shtëpinë”, i riu djeg gjashtë

VLORË– Gjashtë dyqane, të ndodhura në zonën historike të Vlorës janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Mësohet se një i ri ka marrë disa bidona me benzinë dhe ka spërkatur dyqanet. Më pas ai i ka ndezur dhe i ka lënë të digjen. Flakët janë përhapur edhe në një kabinë elektrike. 

Ndërkohë, mësohet se i riu është shoqëruar për në komisariatin e Vlorës për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen. Paraprakisht mësohet se i shoqëruari ka deklaruar se i kanë prishur dhtëpinë, dhe se ky ka qenë motivi që e ka shtyrë të bëjë atë gjë. 

“Më prishën shtëpinë,”- mësohet të ketë thënë ai.

Policia dhe zjarrfikësja kanë shuar flakët. Fatmirësisht ngjarja është mbyllur vetëm me dëme materiale dhe jo në njerëz. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjen 6 dyqane ne vlore vlore zjarr ne vlore digjen 6 dyqane ne vlore vlore zjarr ne vlore

Sondazh

Poll