Bota

 EKSPERIMENTI/ Suedia kundër rrymës së botës, inkurajon njerëzit të dalin jashtë mes Covid-19 dhe të jetojnë normalish

25 Mars 2020, 18:23 Nga DOSJA
 EKSPERIMENTI/ Suedia kundër rrymës së botës, inkurajon

SUEDI– Nga fotot që janë publikuar në mediat e huaja shihet që në fakt Sudia ndryshe nga shumë shtete të tjera që po mundohen të luftojnë koronavirusin, po bën të kundërtën.

Atje shkollat janë hapur, restorantet dhe baret gjithashtu. Gjithashtu njerëzit kanë mbushur rrugët, dhe kanë dalë nëpër parqe për të marrë ajër të pastër.

Mësohet se në  deri tani 2,526 raste me COVID-19 dhe 44 viktima.

Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven, u ka kërkuar njerëzve që të punojnë në shtëpi nëse munden dhe të qëndrojnë patjetër në shtëpi nëse janë mbi 70 vjeç.

Ndërkohë, Johan Carlson, kreu i Agjencisë Publike të Shëndetit, e ka mbrojtur këtë qasje duke thënë se vendi “nuk mund të marrë masa drastike që kanë një ndikim të kufizuar mbi epideminë, por nxjerrin jashtë loje funksionet e shoqërisë”.

Por ai ndër të tjera pranoi se numri i viktima nga virusi në  Suedi do të rritet në ditët në vazhdim.

Sipas epidemiologut Joacim Rocklov është mësuar numri i të prekurëve  është i menaxhueshëm dhe se ky është një eksperiment i madh.

“Nuk ia kemi idenë. Mund të funksionojë, por edhe mund të shkojë në drejtimin e gabuar”.-ka thënë ai.

 

Bilanci i të prekurve në botë nga koronavirusi po rëndohet çdo dotë e më shumë. Numri i tyre ka shkuar në më shumë se 452,157 mijë personave të prekur, ndërsa 20,494 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë. Më të prekurat janë Italia dhe Spanja, ndërsa Kina përmirësohet çdo ditë e më shumë. Amerika në gjendje të vështirë pasi atje Covid-19 po përhapet me shpejtësi. OBSH parashikoi se SHBA-ja do të jetë epiqendra e radhës

Burimi: Businesstandard

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne suedi koronavirusi ne suedi

Sondazh

Poll

Bota 25 Mars 2020, 16:21

SHBA-Rrjeti i dyqaneve të artit dhe zejtarisë amerikane “Hobby Lobby” do të qëndrojnë hapur gjatë këtyre ditëve të pandemisë. Dyqanet po qëndrojnë t...