Bota

Kancelarja Merkel rezulton negative në testin e dytë për COVID-19, javën e ardhshme do të zhvillojë një test tjetër

25 Mars 2020, 16:58 Nga DOSJA
Kancelarja Merkel rezulton negative në testin e dytë për

GJERMANI– Ditën e sotme Kancelarja gjermane Angela Merkel ka rezultuar negative në testin për koronavirusin, ndërkohë mësohet se do t’i nënshtrohet sërish një testi tjetër në fillim të javës së ardhshme, ka bërë me dije një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Kujtojmë që 65-vjeçarja Merkel është izoluar në karantinë në shtëpinë e saj në Berlin, dhe sipas një zëdhënësi ajo po punon nga shtëpia prej të premtes.

“Është mirë, Kancelarja vazhdon të punojë nga karantina në shtëpi,” shtoi zëdhënësi.

Ky lajm vjen teksa niveli i infeksioneve të reja në Gjermani ra nga 21 përqind në 15 përqind sot ndërsa shkalla e vdekjes në vend mbetet jashtëzakonisht e ulët.

Bilanci i të prekurve në botë nga koronavirusi po rëndohet çdo dotë e më shumë. Numri i tyre ka shkuar në më shumë se 423 mijë personave të prekur, ndërsa 19 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë. Më të prekurat janë Italia dhe Spanja, ndërsa Kina përmirësohet çdo ditë e më shumë. Amerika në gjendje të vështirë pasi atje Covid-19 po përhapet me shpejtësi. OBSH parashikoi se SHBA-ja do të jetë epiqendra e radhës.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kancelarja gjermane angela merkel koronavirusi ne gjermani kancelarja gjermane angela merkel koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll