Bota

Dy viktima në 24 orët e fundit në Greqi, shkon në 22 numri total i të vdekurve nga COVID-19

25 Mars 2020, 16:33 Nga DOSJA
Dy viktima në 24 orët e fundit në Greqi, shkon në 22 numri

GREQI –Ditën e sotme në territorin e Greqisë janë shënuar edhe dy viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar numrin total të vdekjeve në  22.

Ndërsa në 24 orët e fundit numri i të infektuarëve është  rritur ndjeshëm, ku regjistruar 78 raste te reja me koronavirus, duke e çuar në 821 bilancin total të të sëmurëve.

“134 persona janë shtruar në spital, ndërsa 22 është numri i përgjithshëm i bashkëqytetarëve tanë që kanë vdekur. Nuk ka një rritje të madhe eksponenciale të sëmundjes në Greqi.”– ka thënë një  zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë për sëmundje koronare të zemrës, Sotiris Tsiodras.

 

Bilanci i të prekurve në botë nga koronavirusi po rëndohet çdo dotë e më shumë. Numri i tyre ka shkuar në më shumë se 423 mijë personave të prekur, ndërsa 19 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë. Më të prekurat janë Italia dhe Spanja, ndërsa Kina përmirësohet çdo ditë e më shumë. Amerika në gjendje të vështirë pasi atje Covid-19 po përhapet me shpejtësi. OBSH parashikoi se SHBA-ja do të jetë epiqendra e radhës.

Burimi: kathimerini.gr

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi sotiris tsiodras koronavirusi në greqi sotiris tsiodras

Sondazh

Poll