Aktualitet

Jetojnë vetëm me kastravecat e një sere, familja në Klos bën apel për ndihmë: s’kemi dalë që nga urdhri i kryeministr

25 Mars 2020, 15:30 Nga DOSJA
Jetojnë vetëm me kastravecat e një sere, familja në Klos

KLOS– Katër pjesëtarë të familjes Bejn në Bashkinë Klos janë izoluar dhe jetojnë vetëm me prodhimet e një sere që kanë pranë shtëpis. Në një video të sjellë nga gazetari Enver Doçi, e moshuara, pjesë e familjes dëgjohet të thotë se nuk lëvizin nga shtëpia që pas urdhërit të kryeministrit Esi Rama dhe se po jetojnë me çfarë prodhon sera.

Vetëm me këtë serë jetojmë. Punojmë, jemi katër pjesëtarë të familjes dhe pasi dëgjuam urdhërin e kryeministrit jemi izoluar dhe s’kemi dalë. Nga sera në shtëpi. Kemi pak frikë por zoti na ruajt. Nuk na ardh asnjeri në shtëpi, tani ne s’u themi dot mos hajdeni, por s’na ka ardhur njeri. Dhe pse kemi ndërtuar këtë serë nuk kemi pas asnjë lloj ndihme nga shteti, kërkojme ndihmë nga shteti që të ndihmojë bujqësinë,”- shprehet gruaja në video.

Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet familja ne klos koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi familja ne klos koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Mars 2020, 15:26

TIRANË- Erind Cara, një nga 17 pacientët e shëruar nga koronavirusi në Shqipëri përmes një mesazhi publik njofton se është shëruar dhe tashmë është kthyer ...