Sport

Serie A ka një armik të fortë, koronavirus shkakton humbje kolosale

24 Mars 2020, 17:32 Nga DOSJA
Serie A ka një armik të fortë, koronavirus shkakton humbje

Sot u mblodh Asambleja e Ligës së Serie A. Askush nuk ishte i pranishëm në ndonjë sallë mbledhjesh, por asambleja u organizua online.

Duke bërë disa llogaritje të thjeshta, rezulton se humbjet e industrisë italiane të futbollit prej koronavirusit do të jenë rreth 720 mln euro, duke përfshirë biletat, të drejtat televizive dhe marketingun. Serie A ka kërkuar ndihmë në aspekte si masa ekonomike për të mbështetur koston e punës, një plan ndryshe për zbutjen e taksave dhe një formë e re financimi, si bastet sportive.

U kërkua gjithashtu edhe një organizim ndryshe i shitjes së biletave për të drejtat televizive dhe masat e duhura për të zhvilluar ndërtimin e infrastrukturave të reja.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport asambleja coronavirus serie a asambleja coronavirus serie a

Sondazh

Poll

Sport 24 Mars 2020, 12:58

PORTUGALI- Cristiano Ronaldon nuk e ndal askush. I karantinuar në Madeira, Portugali ku u kthye pas ndeshjes kundër Interit dhe qëndroi aty pas lajmeve se Danie...