Aktualitet

Policia thirrje të përshkallëzuar: Pensionistët të kycen në shtëpi, të tjerët që dalin të ruajnë distancën

23 Mars 2020, 19:11 Nga DOSJA
Policia thirrje të përshkallëzuar: Pensionistët të

TIRANË– Policia e Shtetit u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi dhe të respektojnë rregullat dhe masat e ndërmarra nga qeveria për daljet në publik. Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia shkruan se të gjithë qytetarët, e sidomos pensionistët duhet të të mos dalin nga banesat në asnjë orar të lejuar, me përjashtim të rasteve kur kanë një autorizim për të lëvizur ose emergjenca shëndetësore.

Gjithashtu, për të gjithë ata qytetarë që lëvizin në rrugë, shkojnë në markete, minimarkete, tregje e farmaci, Policia bën thirrje që tq kenë kujdes të respektojnë distancën ndërmjet klientëve dhe të mos grumbullohen apo të qëndrojnë në lulishte, parqe apo buzë rrugës. 

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Në vijim të masave shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në zbatim të urdhrit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Policia e Shtetit u kërkon të gjithë pensionistëve në zonat urbane e rurale, në qendra të njësive administrative, të mos dalin nga banesat në asnjë orar të lejuar, me përjashtim të rasteve kur kanë një autorizim për të lëvizur ose emergjenca shëndetësore.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që në orarin e lejuar të lëvizjes për këmbësorët të lëvizin vetëm ata pjesëtarë të familjes që kanë të nevojshme të kryejnë furnizimin ditor për familjen. Të evitohen lëvizjet për çdo arsye tjetër!! Të gjithë ata qytetarë që lëvizin në rrugë, shkojnë në markete, minimarkete, tregje e farmaci, të bëjë kujdes të respektojnë distancën ndërmjet klientëve dhe të mos grumbullohen apo të qëndrojnë në lulishte, parqe apo buzë rrugës. Pronarët e këtyre subjekteve të marrin masa për të vendosur persona të posaçëm që klientët të respektojnë distancën dhe radhën dhe në hyrje të këtyre subjekteve të ketë masa dizinfeketuese për duart. Policia e Shtetit vijon të ushtrojë kontrolle të pandërprera në të gjitha zonat urbane e rurale dhe do ndëshkojë sipas ligjit cilindo që shkel këto rregulla.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 policia e shtetit viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 policia e shtetit viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll