Aktualitet

“Nuk duam asnjë cent fitim”, kompania që prodhon maska gati të ndihmojë Shqipërinë: Do jenë me çmime fabrike

23 Mars 2020, 15:02 Nga DOSJA
“Nuk duam asnjë cent fitim”, kompania që prodhon maska

TIRANË- Në ditë të vështira si kjo që po kalon bota, gjestet e mira dhe humane janë ato që bëjnë ndryshimin dhe ringjallin shpresën. Në redaksinë e Dosja.al mbërriti një mesazh nga kompania “A&A Security Survey shpk”, e cila u vetëofrua për të sjellë maska në vend me çmim fabrike pa marrë asnjë marzh fitimi.

Kompania është vetëofruar për të sjellë maska të certifikuara nga Kina me një çmim 0.43 dollarë për një copë, në vend që të blihen me 100-200 apo dhe 300 lekë, gjithmonë nëse gjendja përmirësohet dhe tregu nuk ka më kërkesa.

Përfaqësuesit e kompanisë që kontaktuan me Dosja.al theksuan disa herë së nuk duan asnjë cent fitim dhe se të gjithën po e bëjnë për të lehtësuar sado pak xhepin e taksapaguesve shqiptarë.

As edhe 0.01 cent fitim nuk duam. Dje i nisëm një mesazh zonjss Manastirliu, e cila na ktheu përgjigje dhe na tha se nëse vendi do të kishte nevojë do të na kontaktonte. Unë këmbëngul nëse duhen maska për punonjësit e mjekësisë t’i marrim sa nuk është vonë.”

(K.M. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet a&a security survey koronavirusi ne shqiperi kriza e maskave masat kunder covid 19 maska per shqiperine a&a security survey koronavirusi ne shqiperi kriza e maskave masat kunder covid 19 maska per shqiperine

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Mars 2020, 13:08

Tiranë– Mjeku Gëzim Xhepa iu ka dhënë këshilla qytetarëve, sesi duhet të mbrohen nga COVID-19 , me qëllimin që virus të mos përhapet më shumë.Xhepa i ka bërë ed...