Aktualitet

ISHSH ndëshkon 4 biznese: Një pronar mbante restorantin hapur, tjetri ishte bërë pikë grumbullimi për klientët

23 Mars 2020, 17:26 Nga DOSJA
ISHSH ndëshkon 4 biznese: Një pronar mbante restorantin hapur, tjetri

TIRANË- Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ka vijuar dhe gjatë ditës së sotme kontrolle në të gjithë vendin për të ndëshkuar pronarët e subjekteve që nuk i janë bindur urdhrit të qeverisë për të mbyllur biznesin e tyre. Në një reagim për mediat ISHSH bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1510 inspektime dhe monitorime dhe janë vendosur 4 gjoba. Më tej në njoftim shkruhet se shumë janë gjetur subjekte të hapura, por kanë parë dhe shkelje të tjera.

ISHSH, dega rajonale Gjirokastër, bazuar në denoncimin e ardhur nga Salla e Policisë, ka vendosur gjobë në vlerën 1 000 000 lekë ndaj subjektit bar/restorant me person fizik S. Ç. NIPT K33111627 Ë, i cili u konstatua i hapur në shkelje të Urdhrave të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për mbylljen e bareve, lokaleve, restoranteve dhe klubeve.

ISHSH, dega rajonale Durrës, ka vendosur gjobë 500 000 lekë ndaj subjektit me NIPT K71923501P, person juridik “Gourmet & Co”. Subjekti u konstatua se ushtonte aktivitetin në kushte të papërshtatshme dhe ishte bërë pike grumbullimi për shumë klientë. ISHSH, dega rajonale Dibër, ka vendosur 2 (dy) gjoba në vlerën 50 000 lekë, secila për dy subjekte. Subjekti me aktivitet market, me person juridik “JASHARI”, NIPT K47129716U dhe subjekti me aktivitet farmaci dhe NIPT: J66702708D. Jemi në terren gjatë gjithë kohës për respektimin dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID -19”, shkruan ISHSH.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjoba bizneseve inspektimi i ishsh koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 gjoba bizneseve inspektimi i ishsh koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll