Aktualitet

Ministrja Manastirliu jep lajmin e mirë: Gati ardhja edhe e 54 respiratorëve të rinj

23 Mars 2020, 15:47 Nga DOSJA
Ministrja Manastirliu jep lajmin e mirë: Gati ardhja edhe e 54

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një komunikim me publikun tha se mbetet thelbësore ruajtja e stafit mjekësor dhe infermerior. Manastirliu bëri të ditur se në kuadër të masave të marra, përpara Urgjencës së QSUT ka nisur tashmë ngritja e çadrave të triazhit mjekësor.  “Kemi vendosur ngritjen e çadrave të triazhit mjekësor, përpara Urgjencës së QSUT dhe përpara Urgjencës së Spitalit të Traumës. Aktualisht po përfundon trajnimi i ekipeve që do të vendosen në shërbimet e triazhit në çadra”, bëri me dije Manastirliu.

Gjatë komunikimit me publikun Manastirliu bëri të ditur se do të rritet numri i respiratorëve. “Po lidhim kontratën për blerjen e 54 respiratorëve dhe vijojmë procedurën për 100 respiratorë të tjerë, që do të mbërrijnë sipas një kalendari të mirëpërcaktuar”, tha Manastirliu. Më tej ajo shtoi se do ketë dhe shtim të stokut të mjeteve të mbrojtjes personale.

Me masat që kemi marrë kemi arritur të sigurojmë rritjen e stokut me 25 mijë maska ffp2/ffp3 dhe në vazhdim pritet furnizimi me 140 mijë maska ffp2/ffp3, ndërkohë që planifikojmë krijimin e një stoku me plus 200 mijë maskash specifike ffp2/ffp3. Sa i përket veshjeve speciale po rrisim në këtë javë me 10 mijë stokun e veshjeve dhe planifikojmë rritjen e stokut me 50 mijë veshje speciale”, bëri të ditur Manastirlu.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 ministria e shendetesise ogerta manastirliu tenderi i aparateve respiratore masat kunder covid 19 ministria e shendetesise ogerta manastirliu tenderi i aparateve respiratore

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Mars 2020, 13:08

Tiranë– Mjeku Gëzim Xhepa iu ka dhënë këshilla qytetarëve, sesi duhet të mbrohen nga COVID-19 , me qëllimin që virus të mos përhapet më shumë.Xhepa i ka bërë ed...