Aktualitet

Flet emigranti shqiptar në Itali: Numri i viktimave është shumë i madh, vdesin edhe të rinjtë, spitali nuk ka më vende

23 Mars 2020, 16:51 Nga DOSJA
Flet emigranti shqiptar në Itali: Numri i viktimave është

ITALI-Bajron Nikolli, është emigrant që jeton në Itali dhe pikërisht në zonën e kuqe të prekur nga koronavirusi, në Bergamo. Ditën e sotme ai ka postuar një video në rrjetin e tij social të facebook, ku me lot në sy flet për situatën në Itali.

Ai është shprehur se gjendja është më e rëndë se sa duket, pasi njerëzit vdesin në shtëpitë e tyre pa u testuar fare sepse spitali nuk ka më vende.

Gjithashtu ai thotë se nuk kanë humbur jetën vetëm të vjetërit por edhe të rijnjtë si dhe shton se askush nuk të teston nës nuk ke një emergjencë. Ndërkohë përmes videos u lutet të gjithëve të qëndojnë në shtëpi pas sipas tij kjo është mënyra e vetme për të përballuar këtë luftë.

Njerëzit po vdesin, është një numër shumë i madh, nuk janë ato numra që shikoni në televizor, janë më shumë se aq, vdesin nëpër shtëpi pa asnjë test. Në Bergamo, në spitalin më të mirë të Europës nuk ka asnjë vend për pacientët, nuk të përgjigjet dot njeri nëse ke një emergjencë. Edhe nëse e marrin pas pak kohe e kthejnë në shtëpi sepse nuk kanë ku e mbajnë. Sot pas një muaj po vjen kulmi e shpresoj të përfundojë sa më shpejt, ky virus vret, harrojeni çfarë thonë të tjerët, jo nuk kap të rinjtë se kap vetëm pleqtë, ka vrarë edhe të rinjë. Ju lutem shumë, qëndroni nëpër shtëpi, është një luftë që mund ti bëhet rezistencë vetëm përmes kësaj mënyre. Ju lutem mos mendoni vetëm për vete, ndihmoni të varfërit, përcilleni mesazhin që kush ka mundësi të ndihmojë njerëzit në nevojë që të sigurojnë së paku bukën e gojës. Me gjithë zemër uroj që të mos e provoni kurrë këtë që po kalojmë ne këtu”, thotë Nikolli.

Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 14 mijë jetë në të gjithë botën dhe ka infektuar 330 mijë të tjerë. Pas Kinës, e cila çdo ditë numëron më pak raste, e “plagosur” nga koronavirusi është Italia me mijëra të vdekur. Pas Italisë, vdekshmëria e të infektuarve po rritet frikshëm edhe në Britaninë e Madhe dhe në Amerikë, ku janë shënuar qindra të vdekur.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bajron nikolli koronavirusi ne itali bajron nikolli koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll