Aktualitet

“Me vdek’ s’ka kush të na varrosë”, i moshuari nga Mati prek me fjalët: Jam i vjetër, jetoj vetëm me gjithë plakë

23 Mars 2020, 14:39 Nga DOSJA
“Me vdek’ s’ka kush të na varrosë”, i moshuari

MAT– Banorët e zonave të thella nxitojnë të bëjnë furnizime me bazë ushqimore për një periudhë të gjatë, për shkak të masave të marra ndaj Covid-19. Ky është Gjok Stojani nga fshati Stojan në Njësinë Administrative Ulëz në Bashkinë e Matit.

Ai jeton 2 orë larg rrugës nacionale Burrel – Tiranë dhe furnizimin me ushqime e ka të vështirë. Ai ka dalë mëngjesin e kësaj të hëne duke e marrë bazën ushqimore me kafshë ngarkese. Gjoka tregon se edhe pse është larg zonave të grumbulluara ka vendosur të mos presë askënd si mysafir e as t’i shkojë të tjerëve. Madje edhe famijët i ka lënë në Ulëz, duke mos u bashkuar me ta.

“Jam i vjetër, 75 vjeç. Jam përgatitur por hallet kështu vijnë. Veç të na rrojë qeveria,”-shprehet i moshuari.

Për Gjokën situata është shumë e rëndë për shkak të koronavirusit. Ai thotë se në rast fatkeqësie prej kësaj sëmundje, askush nuk të vjen në varrim, madje as transportin nuk ta bën njeri.

Jemi larg ne. Nuk shkojmë tek miku, as nuk vjen miku. Ua kemi thënë. Kemi frikë nga sëmundja. Jam vetëm me gjithë plakën. Për të vdekur nuk ka kush të na varrosë se s’ka, veç po na dërguan me mushka”-thotë ai.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjok stojani koronavirusi ne shqiperi gjok stojani koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Mars 2020, 13:08

Tiranë– Mjeku Gëzim Xhepa iu ka dhënë këshilla qytetarëve, sesi duhet të mbrohen nga COVID-19 , me qëllimin që virus të mos përhapet më shumë.Xhepa i ka bërë ed...