Aktualitet

Policia e Ushtria kontrolle në çdo cep të Tiranës, por tek ‘Ali Demi’ qytetarët thyejnë karantinën e nisin muhabetin

22 Mars 2020, 15:42 Nga DOSJA
Policia e Ushtria kontrolle në çdo cep të Tiranës, por tek

TIRANË- Policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura janë shpërndarë në të gjithë vendin dhe po monitorojnë situatën e karantinimit të qytetarëve. Por duket se jo të gjithë e kanë respektuar urdhrin e dhënë nga qeveria dhe nuk e kanë frikën e gjobës që mund të marrin nga Policia.

Dosja.al ka siguruar një foto të disa qytetarëve në Tiranë, të cilët duket se vijojnë jetën normalisht dhe pse sot vendi është i gjithë në karantinë dhe nuk lejohet dalja nga shtëpia.

Fotoja që shihni është bërë në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, pak minuta më parë dhe shihet një gumbull njerëzish teska bisedojnë që nuk respektojnë distancën e sigurisë dhe kanë thyer karantinën.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërsa nga e hëna orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 thyhen karantina koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 thyhen karantina

Sondazh

Poll