Art&Argëtim

Angelina Jolie ‘çmendet’ nga xhelozia për Brad Pitt! Hakmerret ndaj Jennifer Aniston, dhe ja në ç’mënyrë

22 Mars 2020, 10:13 Nga DOSJA
Angelina Jolie ‘çmendet’ nga xhelozia për Brad Pitt!

SHBA– Angelina Jolie ka raportuar se e ka ndaluar ish-burrin e saj Brad Pitt që të lejojë që fëmijët e tyre të kalojnë kohë me ish-gruan e tij, Jennifer Aniston. Ky vendim vjen pas zërave, që aktori 56-vjeçar Pitt dhe 51-vjeçarja Aniston, kanë rinisur romancën e tyre.

Angelina ka bërë kërkesë për kujdestarinë e fëmijëve të saj, dhe dyshohet se është “e zemëruar” që Brad dhe Jennifer janë duke rindezur përsëri romancën me njëri-tjetrin.

Një burim për Celebrity Insider u shpreh: “Angelina ka kërkuar privatisht që Jennifer të ndalohet të shohë fëmijët e saj. Dhe për të shtuar fyerjen ndaj dëmtimit, ajo ka bërë kërkesë për një vlerësim të ri të kujdestarisë së fëmijëve kundër Brad. Kjo është një tronditje e madhe për të gjithë, përfshirë fëmijët”.

Burimi shtoi se Brad kishte shpresuar se beteja legale do të mbaronte nga maji pas tre vjetësh që kur Angelina paraqiti kërkesë për divorc. Angelina dhe Brad janë prindër të Maddox, 18, Pax, 16, Zahara, 15, Shiloh, 13, dhe Knox dhe Vivienne, të dy 11 vjeç.

Burimi: Mirror

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktorët angelina jolie brad pitt divorci jennifer aniston aktorët angelina jolie brad pitt divorci jennifer aniston

Sondazh

Poll