Art&Argëtim

Këndoi bashkë me të infektuarin me koronavirus/ Këngëtari Xeni nuk ndenji dot në shtëpi. Theu rregullat e vetë-izolimit,

22 Mars 2020, 10:04 Nga DOSJA
Këndoi bashkë me të infektuarin me koronavirus/

KOSOVË– Këngëtari i mirënjohur nga Kosova, Shkëlzen Jetishi ka thyer rregullin e karantinës duke dalë nga shtëpia, e për këtë arsye ai është shoqëruar në stacionin e policisë së Kosovës.

Ndërkohë ky lajm është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj i cili ka deklaruar se këngëtari është shoqëruar në polici, është intervistuar dhe pastaj është lënë i lirë për t’iu nënshtruar sërish vetizolimit në shtëpi nga koronavirusi.

“Dje është hapur rast për këngëtarin Shkelzen Jetishi për mosrespektim të urdhëresës. Është hapur rast dhe është liruar në procedurë të rregullt me premtimin që do ta respektojë urdhëresën.”- tha Gjurkaj.

Ndër të tjera Gjurkaj ka njoftuar se përveç këngëtarit për shkeljen e urdhrit për vetizolim, policia e Gjakovës ka shoqëruar edhe dy persona të tjerë.

Kujtojmë që Shkelzen Jetishi u urdhërua të vetë-izolohej, për shkak se ai ka ndarë të njëjtin ambient me këngëtarin tjetër nga Gjakova Muhamet Sejdiu, i cili rezultoi me koronavirus.

Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 12,944 persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 4,825 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 42.681 personave.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz koronavirusi ne kosove nusret gjurkaj shkelzen jetishi koronavirusi ne kosove nusret gjurkaj shkelzen jetishi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Mars 2020, 13:37

SHBA– Këtë javë, ndërsa pandemia e koronavirusit u përkeqësua, Bill Gates tregoi për një bisedë të tijën zhvilluar në vitin 2015 ku kishte folur për një p...