Art&Argëtim

FOTO/ Flor Mumajesi ndan një mesazh serioz, pas mësymjes së ushtrisë në vend: A mos duhet të bëjmë të kundërtën?

21 Mars 2020, 15:05 Nga DOSJA
FOTO/ Flor Mumajesi ndan një mesazh serioz, pas mësymjes së

TIRANË– Këngëtari, Flor Mumajesi ka ndarë një shkrim reflektues dhe një mesazh për të gjithë shqiptarët, që nuk e kanë marrë seriozisht këtë situatë të vështirë për shkak të pandemisë së koronavirusi.

Mumajesi, me anë të postimit të tij, nxit shqiptarët që të respektojnë rregullat e karantinës, dhe t’i tregojnë botës se gjëja më e shtrenjtë që kemi është familja jonë e përbashkët.

MESAZHI

“Mendoj se nuk duhet të vazhdojmë as me shaka të bëjmë sfida në rrjete sociale se sa e mërzitshme dhe e padurueshme është të qëndrosh në shtëpi, duke numëruar ditët në një situatë si kjo!

A mos duhet të bëjmë të kundërtën?

Thesht mendim është mos u mërzisni!

Por që mos të na detyrojë as policia as ushtria ta vlerësojmë jetën!

Le të veprojmë ndryshe vetë ne, duke i treguar jo vetëm atyre, por të gjithë botës që gjithmonë na ka parë nga lart si npopull i vështirë, se nuk e shohim më si një lojë dhe se familja jonë e përbashkët është gjëja më e shtrenjtë që kemi.

Duke e nisur nga vetja…Nga unë i pari. Zoti qoftë me ne!”

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 79, ndërsa në 2 ai i të shëruarve. Mes të infektuarve kanë humbur jetën dy persona. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, vetëm në orarin 05:00 të mëngjesit deri në 13:00 të mesditës. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz flor mumajesi këngëtari koronavirusi ne shqiperi flor mumajesi këngëtari koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Mars 2020, 13:37

SHBA– Këtë javë, ndërsa pandemia e koronavirusit u përkeqësua, Bill Gates tregoi për një bisedë të tijën zhvilluar në vitin 2015 ku kishte folur për një p...