Art&Argëtim

Ndahet nga jeta legjenda e muzikës country, Kenny Rogers

21 Mars 2020, 14:02 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta legjenda e muzikës country, Kenny Rogers

SHBA– Kenny Rogers, karriera legjendare muzikore e të cilit kaloi gati gjashtë dekada, është ndarë nga jeta në moshën  81-vjeçare.

Familja e artistit njoftoi lajmin, duke thënë se ai vdiq të premten mbrëma nga shkaqe natyrale nën kujdesin e mjekëve dhe i rrethuar nga familja.

Kenny Rogers la një shenjë të pashlyeshme në historinë e muzikës amerikane. Këngët e tij kanë prekur dhe ndryshuar  jetën e miliona njerëzve në të gjithë botën.

Ai pati 24 hite dhe gjatë karrierës së tij më shumë se 50 milion albume u shitën vetëm në SH.B.A. Ai ishte një fitues gjashtë herë i “Country Music Aëards” dhe tre herë fitues i çmimit Grammy. Disa nga hitet e tij përfshinin “Lady”, “Lucille”, ” We’ve Got Tonight”, ” Islands In The Stream” dhe ” Through the Years”. Kënga e tij e vitit 1978 “The Gambler” frymëzoi filma të shumtë në TV, me Rogers si personazhin kryesor.

Burimi: CNN

R.L/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kenny rogers legjenda e muzikes country vdes kenny rogers kenny rogers legjenda e muzikes country vdes kenny rogers

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Mars 2020, 13:37

SHBA– Këtë javë, ndërsa pandemia e koronavirusit u përkeqësua, Bill Gates tregoi për një bisedë të tijën zhvilluar në vitin 2015 ku kishte folur për një p...