Sport

Interi do 111 mln euro për Lautaron, por me një kusht shumë… teknik

21 Mars 2020, 17:37 Nga DOSJA
Interi do 111 mln euro për Lautaron, por me një kusht

Lautaro Martinez kërkohet nga disa klube europiane, me në krye Barcelonën. Klauzola e tij e largimit është 111 milionë euro, e vlefshme nga 1 korriku deri më 15 korrik për skuadrat jashtë Serie A.

Interi ka nisur të bëjë planet pa argjentinasin, por me kushtet e veta. Klubi zikaltër jo vetëm që nuk ka dëshirë të negociojë me Barcelonën për uljen e shifrës, por ka një ide tjetër.

Nëse shoku i yllit Leo Messi (te kombëtarja, por edhe në jetën reale) do të kërkojë të shitet, atëherë Interi do të kërkojë të gjithë shumën në bankë (pa këste), që të nisë të mendojë gjetjen e pasuesit të lojtarit. Më saktë, se si do të shpenzohen ato para.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter merkato serie a inter merkato serie a

Sondazh

Poll