Bota

Shportë me sapun dhe letër higjienike, Angela Merkel bën vetë pazarin në market, në fund paguan me kartë

21 Mars 2020, 16:39 Nga DOSJA
Shportë me sapun dhe letër higjienike, Angela Merkel bën

GJERMANI– Kancelarja Angela Merkel është fotografuar duke bërë pazar në supermarket në Berlin. Mes krizës që po përjetohet për shkak të Covid-19, kancelarja Merkel ka zgjedhur të shkojë vetë në market për të blerë produktet ushqimore që i duhen.

Krejt si një kliente e rregullt, Merkel shkon raft më raft për të parë nëse kanë mbetur produktet që ajo kërkon dhe vihet në radhë përpara kasieres. Foto janë shkrepur një ditë më parë, rreth orës 5 pasdite, në supermarketin “Hit Ullrich”. Kancelarja Angela Merkel e ka mbushur vetë shportën e blerjeve, mallrat (përfshirë sapun, letër higjienike) dhe në fund pagoi me kartë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel koronavirusi ne bote angela merkel koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 21 Mars 2020, 11:01

ITALI– Një vajzë italiane ka shkruar një letër ‘thumbuese’ dërguar superfuqive perendimore, që i lanë në baltë, në këto ditë aq të vështira për gjithë Ita...