Bota

Kina ndihmon Serbinë/ Dërgon 1 mijë teste për të ifektuarit nga koronavirusi

21 Mars 2020, 13:08 Nga DOSJA
Kina ndihmon Serbinë/ Dërgon 1 mijë teste për të

SERBI-Kina ka dërguar ndihmë në një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në Ballkan. Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se në Serbi ka mbërritur një avion privat me 1 mijë kite testuese.

Këto kites shtesë, do të ndihmojnë autoritetet shëndetësore në Serbi që të testojnë sa më shumë raste me Covid-19. Kjo ndihmë i është dhuruar Serbisë nga organizata humanitare kineze “Mamoth Foundation”.

Kujtojmë se disa ditë më para presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i është drejtuar Kinës për ndihmë pasi BE nuk ia “shtriu” dorën.

Po ashtu ditën e djeshme Teuta Voda, sekretare ndërkombëtare e PS ka bërë me dije se Ambasada e Kinës në Tiranë dhe Departamenti Ndërkombëtar i Kinës i kishte dërguar një letër PS, ku shprehej mbështetja dhe gatishmëria e Kinës për të ndihmuar Shqipërinë në “luftën” me covid-19.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aleksander vucic koronavirusi ne bote aleksander vucic koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 21 Mars 2020, 11:01

ITALI– Një vajzë italiane ka shkruar një letër ‘thumbuese’ dërguar superfuqive perendimore, që i lanë në baltë, në këto ditë aq të vështira për gjithë Ita...