Bota

Spanja rrit bilancin tragjik të viktimave të COVID-19, 233 persona humbin jetën brenda 24 orëve të fundit

21 Mars 2020, 13:39 Nga DOSJA
Spanja rrit bilancin tragjik të viktimave të COVID-19, 233 persona

SPANJË- Numri i viktimave në Spanjë është rritur në 1326 ku brenda 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 233 persona. Këtë e kanë konfirmuar autoritetet vendase, që kanë thënë se gjatë këtyre orëve janë shtuar 3 355 të infektuarëve duke e çuar numrin total në rreth 25 000.

Sakaq, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 4,031 persona. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 275 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 6 persona dhe në Francë ka 450 viktima.

Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 79 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje koronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll

Bota 21 Mars 2020, 11:01

ITALI– Një vajzë italiane ka shkruar një letër ‘thumbuese’ dërguar superfuqive perendimore, që i lanë në baltë, në këto ditë aq të vështira për gjithë Ita...