Bota

Doktoresha italiane tregon momentet dramatike të pacientëve përpara se të ndërrojnë jetë: Luten që të takojnë të afë

21 Mars 2020, 10:42 Nga DOSJA
Doktoresha italiane tregon momentet dramatike të pacientëve

ITALI– Italia është një nga vendet më të prekura në botë me koronavirus, me mbi 41,000 të infektuar dhe mbi 4 mijë viktima. Një doktoreshë italiane, e cila punon në spitalin e Milanos ‘San Carlo Borromeo’, ka treguar momentet e pacientëve përpara se të ndërrojnë jetë.  Doktoresha Francesca Cortellaro, ka qenë prezente gjatë momenteve kur pacientët i kanë dhënë lamtumirën e fundit, personave të tyre më të dashur, përpara se të vdesin.

Për “Il Giornale”, doktoresha ka thënë : “E dini se çfarë është gjëja më dramatike? Të shohësh pacientin që vdes i vetmuar, teksa i dëgjon kur të luten që t’i thonë lamtumirë fëmijëve dhe nipërve. Janë shumë të vetëdijshëm në ato momente, është njësoj sikur po mbyten, por me kohë mjaftueshëm sa ta kuptojnë këtë gjë. E ndjejnë kur i vjen koha për të ikur nga kjo botë. Nuk mund t’i ndihmojmë që të takojnë të afërmit. Një herë, për një gjyshe bëra përjashtim dhe mora me video mbesën e saj. Pak pasi i tha lamtumirë mbesës, ndërroi jetë”.

Doktoresha gjithashtu ka thënë se ka përjetuar disa ndarje të tilla me pacientët e saj.

Burimi:Mirror

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota francesca cortellaro koronavirusi ne itali francesca cortellaro koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll