Preket nga Covid-19 dhe ekonomia e Eurozonës/BQE jep 750 miliardë euro për të gjitha bizneset e prekura
21 Mars 2020, 14:48Nga DOSJA
BRITANI-Banka Qendrore Europiane (ECB) ka dhënë 750 miliardë euro për të qetësuar tregjet dhe për të ndihmuar ekonominë e Eurozonës gjatë pandemisë së koronavirusit.
Sipas paketës së emergjencës, Banka do të paguaj borxhin e qeverive dhe kompanive në të gjithë Eurozonën, përfshirë edhe Greqinë dhe Italinë. Tregjet e aksioneve kanë pësuar një lëkundje të jashtëzakonshme në këtë kohë kur koronavirusi ka mbërthur botën
Kjo paketë është shumë herë më e madhe se ajo që BQE lançoi javën e kaluar, një fond prej 120 miliardë euro.
“Kohët e jashtëzakonshme kërkojnë veprime të jashtëzakonshme. Nuk ka kufij në angazhimin tonë ndaj euros. Ne jemi të vendosur të përdorim potencialin e plotë të mjeteve tona, brenda mandatit tonë”,- tha presidentja e BQE, Christine Lagarde.
Sakaq, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 4,031 persona. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 275 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 6 persona dhe në Francë ka 450 viktima.
Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 79 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.
SPANJË- Numri i viktimave në Spanjë është rritur në 1326 ku brenda 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 233 persona. Këtë e kanë konfirmuar autoritetet ven...
SERBI-Kina ka dërguar ndihmë në një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në Ballkan. Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se në Serbi ka mbërritur një avi...
ITALI-Italia ka marrë vendimin se do të testojë të gjithë popullsinë ashtu sicc ka bërë edhe Koreja e Jugut. Italia tashmë është vendi më i prekur në Evropë dhe...
GREQI- Numri i viktimave në greqi ditën e sotme ka shkuar në 13. Sipas mediave vendase vetëm sot kanë ndërruar jetë tre persona.Vikrimat ishin dy burra në Athi...
Bota21 Mars 2020, 11:01
ITALI– Një vajzë italiane ka shkruar një letër ‘thumbuese’ dërguar superfuqive perendimore, që i lanë në baltë, në këto ditë aq të vështira për gjithë Ita...
ITALI– Italia është një nga vendet më të prekura në botë me koronavirus, me mbi 41,000 të infektuar dhe mbi 4 mijë viktima. Një doktoreshë italiane, e cila puno...
ITALI- Mëngjesin e ditës së sotme, dhjetra makina ushtarake kanë arritur në varrezat monumentale të Bergamos për të marrë arkivolet që ndodheshin në kishë pasi ...
KINË- Prej disa javësh e gjithë bota është mbërthyer nga koronavirusi, i cili ka marrë qindra jetë njerëzish dhe ka infektuar mijëra të tjerë. Mirëpo Kina,...
RUSI– Presidenti rus, Vladimir Putin është duke u mbrojtur në mënyrën më vigjilente ndaj koronavirusit, pasi i gjithë stafi i tij i është nënshtruar testimit të...
GJERMANI – Gjermania aktualisht është duke i rezistuar fuqishëm pandemisë së koronavirusit, pavarësisht se është një nga kombet e goditur më rëndë nga pan...