Bota

Vladimir Putin merr masa paraprake për të mbrojtur veten, detyron punonjësit t’i nënshtrohen testit të Covid-19

21 Mars 2020, 09:32 Nga DOSJA
Vladimir Putin merr masa paraprake për të mbrojtur veten, detyron

RUSI– Presidenti rus, Vladimir Putin është duke u mbrojtur në mënyrën më vigjilente ndaj koronavirusit, pasi i gjithë stafi i tij i është nënshtruar testimit të detyruar.

Këtë e ka njoftuar Kremlini, cili ka thënë se të gjithë punonjësit përfshirë edhe orarin e eventeve të presidentit po testohen për virusin COVID-19. “Është bërë gjithçka që duhet për ta mbrojtur presidentin nga viruset dhe sëmundjet dhe po bëhen gjatë gjithë kohës. Orari i punës së presidentit është publik dhe dëshmia më e mirë e gjendjes së shëndetit të tij shëndetësore.”- tha Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Ndërkohë Peskov, disa ditë më parë kishte refuzuar që të tregonte nëse Putin ishte testuar apo jo për koronavirusin, por ishte shprehur se kujdesi mjekësor për presidentit është i një niveli jashtëzakonisht të lartë. Rusia deri më tani ka 147 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe autoritetet kanë ndaluar përkohësisht shtetasit e huaj që të hyjnë në vend në përpjekje për të parandaluar përhapjen më tej.

Burimi:cnbc

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote vladimir putin koronavirusi ne bote vladimir putin

Sondazh

Poll