Aktualitet

U ekzekutua me breshëri plumbash, biznesmeni në Shkodër, vëllai i ish-banorit të Big Brotherit

20 Mars 2019, 21:57 Nga DOSJA
U ekzekutua me breshëri plumbash, biznesmeni në Shkodër,

SHKODËR– Ferdinand Polia i cili u ekzekutua pasditen e sotme me 20 plumba teksa lëvizte bashkë me një tjetër person, i identifikuar si Xhovan Mirashi, me automjetin e tij është vëllai i një personazhi publik. (Lexo këtu) Bëhet fjalë për Pavlin Polian, ish-banorin e Big Brotherit, i cili u bë pjesë e shtëpisë së famshme në vitin 2009.

Biznesmeni shkodran i njohur ndryshe edhe si “Nardi i bujtinave” pasi kishte në pronësi një bujtinë në Theth u ekzekutua pasdditen e sotme me 20 plumba. Dosja.al mëson se autorët kanë përdorur një armë të tipit automatik të shkurtër me silencioz.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 35-vjeçari nuk ka qenë më parë i skeduar nga Policia e Shtetit, dhe se njihet si një person social, i dashur dhe jo problematik. Disa muaj më parë, kur dëbora bllokoi Thethin, Polia ishte një nga banorët e Thethit që kërkonte publikisht investime për zonën.

Ai apelonte që të ndërhynte shteti për të larguar dëborën, ndërsa sot është vrarë në rrethana mafioze në mes të fshatit Grudë në Shkodër. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutim ne shkoder ferdinand polia paulin polia vrasja e biznesmenit vrasje ne shkoder ekzekutim ne shkoder ferdinand polia paulin polia vrasja e biznesmenit vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll