Art&Argëtim

Bota në luftën e ashpër kundër COVID-19, ja çfarë ndodhi si sot 465 vjet më parë për shqiptarët

20 Mars 2020, 14:46 Nga DOSJA
Bota në luftën e ashpër kundër COVID-19, ja

TIRANË– E gjithë bota sot po lufton me koronavirusin vdekjeprurësqë ka marrë mbi 10 mijë jetë njerëzish dhe ka goditur edhe Shqipërinë, ndërkohë Muzeu Historik Kombetar ka kujtuar se si sot, 465 vjet më parë u shkrua fjala shqip.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Muzeu ka publikuar fjalët e Gjon Buzukut në Meshar, veprën letrare më të vjetër shqipe të botuar dhe të ruajtur deri sot.

“U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herrë se gluha jonë nukë kish gj~ të ëndigluom ën së shkruomit shenjëtë, ën së dashunit së botësë s’anë, desha me u fëdigunë, për s~ mujta me ditunë, me zhdritunë pak mendetë e atyne qi të ëndiglonjinë… “Ëndë vietët M.D.L.IV. njëzet dit ëndë mars zuna ënfill, e ënbarova ëndë vietët një M.D.L.V., ëndë kallënduor“, shkruan Gjon Buzuku në Meshar, veprën letrare më të vjetër shqipe të botuar dhe të ruajtur deri sot.

Libri përbëhej nga 110 fletë mirëpo kopja e librit që ka arritur është e cunguar dhe i mungojnë 16 faqet e para dhe ndër to edhe kopertina me faqen kryesore. Buzuku ishte prift katolik, famullitar i një kishe në Shqipërinë Veriore jo aq larg nga vendi i botimit dhe një nga lëvruesit më të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Me veprën e vet ai konsolidoi një traditë të rëndësishme të të shkruarit të gjuhës shqip me alfabet latin.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture covid-19 covid-19

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Mars 2020, 11:10

TIRANË– Rudina Magjistari bëri një lapsus teksa të ftuar në studion kishte juristen, Eni Çobani. Moderatorja e ka prezantuar si Eni Shehu. Të ...