Bota

COVID-19 paralizon botën/ Mbi 10 mijë viktima në rang global, Italia e izoluar deri më 1 maj, 627 të vdekur sot (SHIFRAT)

20 Mars 2020, 07:55 Nga DOSJA
COVID-19 paralizon botën/ Mbi 10 mijë viktima në rang global,

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 10,049 persona dhe të infektuar janë 246,072të tjerë, por 88,483 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën  ka shkuar në 4032. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 6 persona dhe në Francë ka 372 viktima.  Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

Së fundmi, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalë në përfundimin se eqiqendra e re e koronavirusit tashmë është Europa, pasi këtu numri i personave të infektuar po rritet ndjeshëm në krahasim me Kinën. Ende nuk ka asnjë vaksinë për këtë virus.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll