Art&Argëtim

S’e duroi dot më karantinën? Blendi Fevziun e merr malli për sport, del nga shtëpia dhe shkon tek fusha e futbollit

19 Mars 2020, 15:58 Nga DOSJA
S’e duroi dot më karantinën? Blendi Fevziun e merr malli

TIRANË– Moderatori i njohur i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka qënë një nga të parët personazhe publike që është treguar tejet i kujdesshëm që në momentin kur u shënuan të infektuarit e parë me koronvirus në Shqipëri.

Ndërkohë këto ditë ka treguar se është karantinuar në shtëpi për aq sa mundet, kjo për shkak edhe të punës së tij si gazetar. Por sot Fevziu duket se e ka thyer pak ‘rregullin’ e vetëkarantinimit.

Ai ka postuar një foto nga një fushë futbolli, e cila ishte bosh. Megjithatë Fevziu nuk ka shkruar asgjë përbri fotos duke mos treguar detaje nëse ka qënë i shoqëruar nga njerëz të tjerë apo thjesht ka qënë një foto e mëparshme e tij, të cilën ka vendosur të postojë sot.

Bilanci i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 5 raste të reja, duke shkuar në 64 nurmi i të infektuarve.  Sot, konfirmohen tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë.  Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë.

Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz blendi fevziu koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 blendi fevziu koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 19 Mars 2020, 14:52

TIRANË– Këngëtarja Morena Taraku e revoltuar nga disa ndjekës që ‘e ngacmojnë’ në rrjete sociale, për ‘lokacionin’ e famshëm, me të cilin bëri bujë pak koh...