Art&Argëtim

19 Mars 2020, 16:33 Nga DOSJA

PRISHTINË– Këngëtari Robert Berisha dhe menaxheri i këngëtares Tayna, Rinor Hykolli janë karantinuar nga qeveria e Kosovës, menjëherë sapo janë kthyer nga Amerika. Pasi zhvilluan koncertet në Amerikë, të dy u kthyen për në Kosovë nga Stambolli.

Sapo kanë mbërritur në aeroportin “Adem Jashari”, ata janë vendosur në konviktet e Prishtinës, godinë e cila po shërben si karantinë. Por Robert Berisha nuk është fare i kënaqur me kushtet në të cilat po jeton duke u ankuar se nuk do të marrë koronavirusin por ndonjë virus tjetër nga mungesa e higjenës. Ai ka publikuar edhe një foto të një lavamani, i cili është i mbushur me myk e me ndryshk.

Megjithatë jo më larg se dy ditë më parë, këngëtari shqiptar bëri një postim racist në Instastory-n e tij, ku publikoi një avion të linjës ajrore kineze. Krahas fotos ai shkruante: Veç më vjen keq për Bruce Lee, se këtyre lakuriqëve, bombë atomike në gojë!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz koronavirusi ne kosove robert berisha koronavirusi ne kosove robert berisha

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 19 Mars 2020, 14:52

TIRANË– Këngëtarja Morena Taraku e revoltuar nga disa ndjekës që ‘e ngacmojnë’ në rrjete sociale, për ‘lokacionin’ e famshëm, me të cilin bëri bujë pak koh...