Art&Argëtim

U përfol për trafik seksi, reagon Oprah Winfrey pas ‘akuzave’ të rënda: Gjëra të tmerrshme dhe të pavërteta

19 Mars 2020, 15:32 Nga DOSJA
U përfol për trafik seksi, reagon Oprah Winfrey pas

SHBA – Prezantuesja 66-vjeçare, Oprah Winfrey mohoi të gjitha thashethemet e rënda, në të cilat akuzohej për trafik seksi. Pasi në rrjetin social Twitter, një ndër temat më të përfolura të këtyre ditëve ishte arrestimi i disa të famshmëve, përshirë dhe Oprah Winfrey, për trafik seksi, ka reaguar vetë prezantuesja.

Pasi mësoi këto zëra që qarkullonin rreth saj, Oprah Winfrey ka reaguar menjëherë në rrjete sociale: “Thjesht mora një telefonatë që emri im është përdorur me tendencë negative. Dhe duke u përfolur për disa gjëra të tmerrshme dhe TË RREME. NUK është e VËRTETË,” – shtoi ajo, “Nuk jam bastisur ose arrestuar”.

Oprah duket se është viktima e famshme e fundit e QAnon, një grup i përbërë nga një numër individësh që veprojnë në mënyrë të pavarur në internet, të cilët mbështesin teoritë e egra të komplotit që ata postojnë në çdo platformë të mediave sociale. Ndjekësit postojnë histori të rreme të një komploti në shkallë të gjerë që shtron Presidentin e SHBA Donald Trump kundër një elite globale që kërkon ta vrasë atë. Dhe Oprah nuk është viktima e vetme e teorisë së fundit të komplotit të rremë të QAnon.

Burimi: CNN

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz oprah winfrey prezantuesja oprah winfrey trafik seksi oprah winfrey prezantuesja oprah winfrey trafik seksi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 19 Mars 2020, 14:52

TIRANË– Këngëtarja Morena Taraku e revoltuar nga disa ndjekës që ‘e ngacmojnë’ në rrjete sociale, për ‘lokacionin’ e famshëm, me të cilin bëri bujë pak koh...