Aktualitet

Robert Berisha: Jam izoluar në konviktin e Prishtinës, nuk e kam takuar vajzën. Kushtet janë skandaloze!

19 Mars 2020, 20:23 Nga DOSJA
Robert Berisha: Jam izoluar në konviktin e Prishtinës, nuk e kam

KOSOVË- Robert Berisha është karantinuar në konviktin e Prishtinës. Kohët e fundit Roberti kishte udhëtuar për një koncert në Amerikë, të cilin nuk e anulonte dot.

Në një intervistë ekskluzive në emisionin, Vizioni i Pasdites në Vizion Plus, Roberti na tregoi si po i kalon këto ditë izolimi në konvikt. Edhe pse i pakënaqur nga kushtet, një ndër pengjet e tij është që nuk ka takuar vajzën e tij Rene.

“ Jemi vendosur në dhomat e studenteve në Prishtinë. Kishim një koncert në Amerikë dhe kur u kthyem na izoluan në konviktet në Prishtinë. Jemi në dhomat e studentëve ku flejë studentët. Nuk kemi me çfarë merremi, ndoshta nesër do na sjellin ndonjë tastierë për të kaluar kohën . Vajzën nuk e kam takuar, direkt nga aeroporti më kanë sjell këtu. Vajzën doja ta takoja. Kushtet nuk janë të mira. Nuk është e drejtë tu futemi në dhomë studentëve, të cilët kanë rrobat ende këtu. Unë kam postuar “story”në Instagram të banjës me kushte jo të mira, por ka edhe më keq në këtë situatë të jashtëzakonshme që ndodhemi .Kishte edhe të moshuar kur erdhëm nga Stambolli, sepse nuk kanë ku të futen.
Dua t’ju jap një mesazh atyre që po na ndjekin, kanë fat që janë pranë familjarëve të tyre dhe shpresoj që do ta kalojmë këtë situatë,”- ka përfunduar Roberti.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 3405 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 64 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet coronavirusi ne shqiperi robert berisha coronavirusi ne shqiperi robert berisha

Sondazh

Poll