Aktualitet

Situata e COVID-19, Olsian Çela udhëzon prokurorët: Mos kërkoni masa ‘arrest në burg’

19 Mars 2020, 16:13 Nga DOSJA
Situata e COVID-19, Olsian Çela udhëzon prokurorët: Mos

TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, u ka dërguar sot një shkresë prolurorëve në rrethe si të menaxhojnë situaën gjatë COVID-19. Në udhëzim përcaktohen masat procedurale që duhet të ndjekin prokuroritë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, për sigurinë e personave të arrestuar apo dënimet alternative nga ato me burg.

Udhëzimi vjen një ditë pas udhëzimit të Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila kërkoi që shumë të burgosur të lirohen nga qelitë si një masë për parandalimin e për hapjes së COVID-19. Sot Çela u kërkon prokurorëve që në raste arrestimesh të shikojnë si opsion masat alterantive dhe jo “arrest në burg”.

PJESË NGA UDHËZIMI

Drejtuesit e prokurorive me juridiksion të përgjithshëm, vlerësojnë gjendjen, problematikën dhe nevojat e marrjes së masave procedurale në lidhje me ushtrimin e ndjekjes penale në njësitë administrative që mbulon prokuroria që ai/ajo drejton, si dhe në zbatim të kompetencave të parashikuara në ligj vendosin marrjen e masave procedurale për bërjen kujdes sipas fazave të procedimit penal, siç mund të jenë:

Në fazën e hetimeve paraprake, vlerësimin e kërkesave për caktimin e masave të sigurimit personal, në zbatim të kushteve dhe kritereve ligjore që garantojnë sigurinë e nevojshme personale të personit të arrestuar në flagrancë apo ndaluar ose të personit nën hetim, dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit të ri.

Në fazën e diskutimeve përfundimtare në gjykimet e themelit vlerësimin, nëse plotësohen kushtet dhe kriteret ligjore për të kërkuar caktimin e dënimeve alternative të dënimit me burgim dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit të ri.

Në fazën e ekzekutimit të vendimeve penale të formës së prerë, vlerësimin, nëse plotësohen kushtet dhe kriteret ligjor për të kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit të ri; nëse plotësohen kushtet dhe kriteret ligjore për vuajtjen e dënimit të mbetur me qëndrim në shtëpi dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit të ri. Në zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen drejtuesit e Prokurorive.

Bilanci i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 5 raste të reja, duke shkuar në 64 nurmi i të infektuarve. Sot, konfirmohen tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet çela udher prokuroreve koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 olsian cela çela udher prokuroreve koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 olsian cela

Sondazh

Poll