Aktualitet

Situata nga koronavirusi/ Ministrja Manastirliu firmos urdhrin e ri, shkollat mbyllen deri në 3 Prill

19 Mars 2020, 16:39 Nga DOSJA
Situata nga koronavirusi/ Ministrja Manastirliu firmos urdhrin e ri, shkollat

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka firmosur sot udhrin për të mbyllur të gjithë shkollat deri më 3 prill të këtij viti për shkak të situatës me koronavirusin në Shqipëri.

Ditën e sotme ajo ka lëshuar urdhrin për të mbyllur edhe për 2 javë të tjera të gjitha institucionet arsimore publike dhe jopublike. Masa, sipas ministres, është marrë në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit në vend.

Fillimisht çdo gjë u mbyll deri më 23 mars, por duke marrë parasysh që raste të tjera me koronavirus zbulohen çdo ditë nga ISHP-ja është vendosur një shtyrje e afatit dhe shtrëngimi i masave të shtetrrethimit. 

Bilanci i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 5 raste të reja, duke shkuar në 64 nurmi i të infektuarve.  Sot, konfirmohen tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë.  Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë.

Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mbyllen shkollat prej koronavirusit ogerta manastirliu plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi mbyllen shkollat prej koronavirusit ogerta manastirliu plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll