Aktualitet

‘Djali, orari!’ 165 këmbësorë të gjobitur me 10 mijë lekë të reja, policia e Shtetit jep detaje: U ndëshkuan ata që

19 Mars 2020, 13:10 Nga DOSJA
‘Djali, orari!’ 165 këmbësorë të gjobitur me 10

TIRANË- 165 këmbësorë janë ndëshkuar nga Policia e Shtetit me një gjobë prej 10 mijë lekë të reja pasi nuk kanë respektuar oraret e kufizuara të lëvizjes. Në një njoftim të shpërndarë këtë mesditë, PSH sqaron se oraret duhen respektuar nga të gjithë, dhe se vijon puna për të parandaluar shkeljet. Bashkëngjitur me njoftimin, policia ka shpërndarë edhe një video, ku efektivët iu shpjegojnë qytetarëve oraret e lejuara të lëvizjes, që janë nga ora 06:00 deri në 10:00 të mëngjesit dhe 16:00 deri në 18:00 të pasdites.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit Respektimi i masave kufizuese, në të mirë të vetes dhe të njerëzve përreth.Në zbatim të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të gjithë territorin e vendit, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë ushtruar dhe vijojnë të ushtrojnë kontrolle për zbatimin e një prej masave kufizuese, asaj të kufizimit të daljes vetëm në fashat orare 06:00 – 10:00 dhe 16:00 –18:00, për të gjithë qytetarët.

Në të gjithë vendin, prej orës 10:00 deri në këto momente janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 10.000 lekë secila, 165 shtetas, të cilët nuk kanë respektuar oraret kufizuese. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që secili të kontribuojë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke respektuar me rigorozitet masat kufizuese të ndërmarra për këtë qëllim.

Bilanci i të infektuarve nga COVID-19 sot ka shkuar në 64 të prekur dhe 2 viktima.  Viktima e parë me COVID-19 ishte një 73-vjeçare nga Durrësi, ndërsa i dyti, një burrë 66 vjeç nga Lushnja. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Kavajë e Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi levizja e kembesoreve plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi levizja e kembesoreve plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll