Aktualitet

Dita e 7-të e karantinës, gjobiten 165 këmbësorë e 78 shoferë të pabindur, shkelën oraret e lejuara, shqiptarët ndërgj

19 Mars 2020, 06:36 Nga DOSJA
Dita e 7-të e karantinës, gjobiten 165 këmbësorë e 78

SHQIPERI- Dita e shtatë e karantinës e ka gjetur vendin më të qetë dhe të izoluar. Pamjet që kemi parë të gjithë dje, kur kryeqyteti theu rregullin dhe qytetarët dolën në rrugë, janë evituar falë gjobave të vendosura nga qeveria, përfshirë me oraret e reja të vendosura qysh dje për lëvizjen e këmbësorëve. Megjithatë, në rang republike, nga ora 10:00 e deri më tani, janë gjobitur 165 këmbësorë, të cilët kanë lëvizur përtej orarit të vendosur, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të të tjerëve. Ata janë ndëshkuar me një gjobë prej 10 mijë lekë të reja, ndërsa situata duket më e qetë në të gjithë vendin. Më të pabindurit kanë qenë në Fier, Vlorë dhe Elbasan, ku janë bllokuar edhe 78 makina.

Sot ka nisur zbatimi për lëvizjen e kufizuar të këmbësorëve, pas kufizimit të lëvizjes së makinave. Qytetarëve iu lejohet që të lëvizin vetëm gjatë orës 06.00 – 10.00 të paradites dhe 16.00 – 18.00 të pasdites.

Një tjetër masë drastike që ka hyrë në fuqi sot, është ajo se të gjithë punonjësit e Administratës Shtetërore, me përjashtim të ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Shëndetësisë, asaj të Financave, prefekturës dhe bashkive që janë në listën e titullarit, nuk do të shkojnë më në punë me makinë. Cilido që shkel urdhërin do t’i mbahet 3 muaj rroga.

Përballë masave të qeverisë, ka një bilanc prej 64 të infektuar, ku më e rëndë situata shfaqet në Tiranë, me 45 të prekur. 9 prej të prekurve janë mjekë dhe infermierë, ndërsa 2 tashmë kanë ndërruar jetë. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier e Kavajë.

 

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll