Aktualitet

Lëvizën nëpër qytet pas orës 10:00/ Gjobiten 24 këmbësorë në Fier, Vlorë dhe Elbasan, bllokohen 17 makina, disa shofer

19 Mars 2020, 12:58 Nga DOSJA
Lëvizën nëpër qytet pas orës 10:00/ Gjobiten 24

Shqipëri- Vendi ndodhet në ditën e shtatë të karantinës, ndërkohë jo të gjithë qytetarët i binden urdhrave të kryeministrit Edi Ramës për të lëvizur në orare të caktuara, nga ora 06:00 deri në orën 10:00 dhe nga ora 16:00 deri në orën 18:00.

Sot, Policia në Fier ka shoqëruar 6 persona dhe 10 të tjerë janë gjobitur me 10 mijë lekë gjobë pasi vijonin të qëndronin në jashtë edhe pas orës 10:00 të paradites së sotme. Ndërsa në Vlorë janë gjobitur 6 këmbësorë dhe u janë bllokuar automjetet e 17 shoferëve, pasi lëviznin në qytet pa autorizim. Po kështu, 3 të tjerë janë proceduar penalisht pasi kanë drejtuar makinën pa patentë. Pantentat u janë hequr edhe 3 shoferëve në Gjirokastër dhe në Elbasan janë gjobitur 8 këmbësorë.

Rritet bilanci i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 5 raste të reja, duke shkuar në 64 nurmi i të infektuarve.  Sot, konfirmohen tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë.  Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll